Transparenca & Ndikimi

Projektet Sociale

Projektet kryesore dhe programet institucionale të implementuara nga Qendra M.I.K.E ndër vite në mbështetje të komunitetit.

Projekti Kryesor

M.I.K.E në lagjen time

Ky është programi ynë më i rëndësishëm i shtrirjes në komunitet, i cili synon të sjellë shërbimet e kujdesit, edukimit dhe mbështetjes psiko-sociale direkt në lagjet tuaja. Përmes këtij projekti, Qendra M.I.K.E krijon pika të aksesueshme për familjet në nevojë, fëmijët dhe moshën e tretë, duke ofruar asistencë të personalizuar dhe duke ndërtuar rrjete të forta solidariteti lokal në çdo njësi administrative.

OrganizataQendra M.I.K.E (Ndërmarrje Sociale)
FokusiMbështetje Lokale & Kujdes Ditor
StatusiAktualisht Aktiv
Historiku i Projekteve të Implementuara
ProjektiDonatorëtViti / BuxhetiQëllimi
Përditësimi dhe ofrimi i modulit të trajnimit për stafin e vlerësimit të aftësisë së kufizuar, mjekët e familjes, mjekët specialistë dhe administratorët socialë mbi zbatimin e reformës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Tiranë🌐 Banka Botërore (SAMP)Janar 2019 / 63,000 EURTrajnimi i stafit multidisiplinar për reformën e vlerësimit të aftësive të kufizuara në Tiranë
Trajnimi profesional (VET) në shërbimet e çerdheve dhe babysitting (kujdestari fëmijësh)🌐 GIZ ProSEEDMaj 2018 / 4,050,000 ALLTrajnimi i stafit të kujdesit dhe rritja e cilësisë së shërbimeve për fëmijët
Fuqizimi i grave të moshës së tretë përmes identifikimit të barrierave për realizimin e cilësisë së jetës🏛 AMSHC2018 / 1,900,000 ALLFuqizimi i grave të moshuara dhe identifikimi i barrierave për jetesë cilësore
Ngritja e kapaciteteve të grupeve multidisiplinare në zonat e tilla rurale të thella në rajonet e Tiranës dhe Durrësit për identifikimin, trajtimin dhe këshillimin e personave me aftësi të kufizuara (përfshirë të moshuarit)🏛 AMSHC2017 / 2,000,000 ALLFuqizimi i grupeve multidisiplinare për identifikimin dhe trajtimin e personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve
Vullnetarët në asistencë të personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve🏛 AMSHC2016 / 2,195,025 ALLAktivizimi i vullnetarëve për të ndihmuar personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit
Ngritja e kapaciteteve të kujdestarëve për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive fëmijëve që janë viktima të dhunës në familje🇺🇸 Ambasada e SHBA / Grantet e Vogla për Demokraci2015 / 18,730 USDFuqizimi i kapaciteteve të profesionistëve për trajtimin e fëmijëve viktima të dhunës
Fuqizimi i kapaciteteve të pushtetit vendor dhe rritja e aksesit të komunitetit Rom🌐 Fondacioni Soros2018Rritja e kapaciteteve të administratës lokale dhe aksesit të komunitetit Rom
Fuqizimi i grave në planifikim dhe monitorim të politikave lokale🌐 Banka Botërore2018Fuqizimi i grave dhe pjesëmarrja aktive në vendimmarrjen lokale
Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje🇺🇸 Ambasada e SHBA2017Rritja e pjesëmarrjes qytetare dhe ndikimi në vendimet lokale të bashkisë
Fuqizimi i grave përmes programit NACSS🇳🇱 Ambasada e Holandës / 🏛 NACSS2018Fuqizimi i grave për pjesëmarrje aktive në politika dhe monitorim programesh
Të rinjtë kanë të drejtë të informohen🌐 Banka Botërore2017Rritja e aksesit të të rinjve në informacion dhe fuqizimi për pjesëmarrje qytetare
WARM – Riintegrimi i Emigrantëve, Qendra e Kujdesit Ditor për Fëmijët❤️ Caritas Albania / 🏛 Departamenti i Politikave Ekonomike / 🏛 Bashkia Romë / 🌐 Komisioni Europian2016Riintegrimi social dhe edukativ i fëmijëve të familjeve kthyese dhe migrantëve
Fuqizimi i të rinjve përmes zhvillimit të komunitetit🏛 NACSS / 🌐 Banka Botërore2018Fuqizimi i të rinjve për pjesëmarrje aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit
Së bashku ndërtojmë një mjedis gjithëpërfshirës.